Shivai djali i Pinkit apo i Kaminit? Ju zbulojmë të vërtetën tronditëse

Sekretet dhe intrigat e kanë bërë serialin “Bixhoz me dashurinë” shumë interesant gjatë këtij muaji. Pinki kërkon me ngulm që Anika të largohet nga shtëpia Oberoi pasi nuk mund të pranojë një nuse jetime për djalin e saj, Shivain.

Anika nga ana tjetër e ka të vështirë të largohet nga dashuria e saj. Pinki e kërcënoi Anikën se do i tregojë Shivait se ai është fëmija jashtëmartesor i Kaminit dhe Shaktit. Anika duke e ditur që për Shivain familja dhe gjaku kanë shumë rëndësi vendosi të pranojë kushtin e Pinkit për t’u larguar përfundimisht nga shtëpia Oberoi.

Ajo zgjodhi mos t’i tregojë Shivait të vërtetën por të ndahet prej tij. Por si është e vërteta? Shivai është djali i Pinkit apo Kaminit? Kjo pjesë i ka konfuzuar paksa teleshikuesit por revistaëho.com ju zbulon sot të vërtetën. Në fakt Shivai është djali i Pinkit dhe Shaktit. Pinki e mashtroi Anikën dhe e gjitha kjo do zbulohet gjatë muajit tjetër.

Do jetë vetë Pinki që para të gjithë familjes do i thotë Shivait se është djali i saj dhe të gjitha i bëri për të larguar nga shtëpia Anikën. Si do reagojë Shivai ndaj të ëmës? Këtë pritet ta zbulojmë pas disa episodesh që do na mbajnë para ekranit për ditë me radhë./revistawho.