FOTO/ Besëprerët e protestës studentore. Dalin mesazhet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publike një foto që ka mbërritur në adresën e tij.

Aty duket një bisedë në rrjetin WhatsApp midis studentëve të mjekësisë, të cilët deklarojnë se në mesin e tyre ndodhet një besëprerë.

Në mesazhe duket se një prej tyre ka komunikuar veçmas me kryeministrin Rama, dhe është propozuar të ketë një takim në fakultet me pjesëmarrjen e 250 deri në 300 studentëve.

‘Ja si u fut thikën mbas shpine një besprere studenteve të mjekësisë!’, shkruan në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.