VIDEO/ Luana Vjollca zbulon momentet e sikletshëm para nisjes së programit: Gati theva....
Para se të niste transmetimin e programit të njohur ‘Shiko kush luan ‘ e cili u transmetua mbrëmjen e kaluar moderatorja Luana Vjollca ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video ku tregonte nje moment të sikletshëm.
Teksa nisej drejt studios, ajo ka ecur para kamerave me delikatesë për të treguar veshjen e mbrëmjes së djeshme dhe për pak ka humbur ekuilibrin.
Krahas videos ajo shkruan: “Pak përpara se të futem në skenë gati theva qafën”.
Pavarësisht momentit disi të sikletshëm, moderatorja nuk ka ngurruar ta publikojë në ‘Instagram’ videon.