FOTO/ Protesta studentore vazhdon, ja çfarë do të ndodhë

Studentët vazhdojnë protestën edhe sot, në ditën e 12.

Ndonëse temperaturat dhe moti me shi nuk ka qenë në favor të tyre, ata kanë qëndruar përpara kryeministrisë dhe premtojnë se do të qëndrojnë deri në fund, kur kauza e tyre të realizohet.

Ditën e hënë, studentët kanë premtuar një protestë masive, ku përveç tyre do të marrin pjesë edhe mjaft qytetarë që i mbështesin.

Ata këmbëngulin në realizimin e 8 kërkesave pa dialog me kryeministrin.