VIDEO/ Ronaldo i jep fitoren Juventusit, bardhezinjtë fitojnë derbin e Torinos

Juventus ka fituar derbin 1-0 përballë Torinos në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.

Për fitoren e “Zonjës së Vjetër” mendoi Cristiano Ronaldo i cili shënoi nga penalltia golin e vetëm të takimit.

Portieri torinez kuptoi krahun madje e preku topin por jo aq sa për ta devijuar jashtë portës, shkruan SYRI.net.

Me këtë fitore, Juventus vazhdon rrugëtimin si e vetmja skuadër në Serie A që nuk ka pësuar asnjë humbje këtë sezon duke grumbulluar 46 pikë.