VIDEO/ Flamurtari mposht Kamzën, tashmë 2 pikë larg Skënderbeut

Flamurtari ka mposhtur Kamzën me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Superligën shqiptare.

Goli i vetëm i takimit u shënuan nga kapiteni Bushiç në minutën e 67-të, i cili dhuroi fitoren e dytë radhazi skuadrës së Ilir Dajës.

Nuk mungoi as tensioni, pasi në minutën e 79-të, Useini kap prej fyti mesfushorin e Kamzës, Xhuljo Mehmeti.

Pas kësaj fitore, Flamurtari pozicionohet në vendin e 6-të me 21 pikë të grumbulluara, 2 pikë larg zonës së Europës.