Balotelli ‘shpërthen’ keq: Dua të luaj në një ekip të madh, këtu nuk dinë të pasojnë

Mario Balotelli gjithmonë është në qendër të vëmendjes si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Sulmuesi italian nuk i mban më nervat pasi ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me gjendjen e ekipi dhe këto ia ka shprehur edhe trajnerit të Nicës.

“Nuk bëjmë dot dy pasime, është e vështirë të luash kështu. Sot, për shembull, kam dërguar topin jashtë dhe jam zemëruar me veten. Unë dua të shënoj, ndërsa ata më thonë: ‘gabon që zemërohesh’. Dua të kthehem të luaj te një klub i nivelit të lartë”- është shprehur sulmuesi.

Përgjigja nuk ka munguar nga ish-lojtari i Arsenalit dhe ia ka kthyer në një mënyrë shumë të qetë dhe në mënyrë profesionale, ku ka thënë: “E di, por  të duhet ndihma e shokëve të ekipit dhe për ta marrë duhet të jesh një shembull për të gjithë ata”