Apeli i deputetes së LSI-së: Miqtë e mi të shtrenjtë profesorë...!

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ish-pjesë e stafit akademik të universiteteve, ju ka adresuar sot një apel, profesorëve, që të mbështesin kauzën e studentëve.

Duke përmendur fyerjet që kryeministri Edi Rama ju ka bërë atyre, deputetja e LSI-së, pyet..., “Si ka mundësi që sot ata heshtin???”.

“Rreshtohuni në krahun e kauzës së studentëve sa nuk është vonë... Ju bëj thirrje të bëheni pjesë e zgjidhjes së kauzës së studentëve... Një herë jepet shansi në jetë! Qëndroni në krahë të studentëve të dashur Profesorë! Mund të jesh i fuqishëm sot, por mos harro se koha është më e fuqishme se ty!”, apelon Nora Malaj.

Reagimi i plotë i deputetes së LSI-së, Nora Malaj

Po profesorët???? Dashuria për mësuesin dhe për profesorin, po dhe për shkollën është mbrujtur ndër vite te ne. Që në kohën e Papa Kristo Negovanit e deri në ditët e sotme. Askush nuk ka guxuar t’i fyej ata, aq sa i fyeu Shkollëpaku i vendit, që e quajtëm Kryeministër, i cili ju bëri gjyqin e i kërcënoi të gjithë, pa përjashtim, duke ju thënë se këtë situatën nuk u kishim borxh??!!!! Dhe me arrogancën më të madhe ikën e as nuk dialogon më. Ky që ka njëmbëdhjetë ditë qe predikon pseudo dialog me studentët, me profesoratin nxori vrerin, kërcënoi rektorë e dekanë dhe shefat e departamenteve, i gjuajti me thupër gjithë profesoratit dhe iku... Po profesorët ku janë???!!! Si ka mundësi që sot ata heshtin??? Si ka mundësi që sot ata nuk bërtasin fort, po fort me studentët bashkë për identitetin dhe integritetin e tyre dhe studentëve të tyre? Ku janë ata, që sot zëri i tyre, së bashku me figurën duhet të jenë në krahë të studentëve??? Asesi nuk mendoj që zëri i profesorit është mekur, po sot miq e mi të shtrenjtë profesorë duhet të jeni në krahë të studentëve, në ballë të tyre për të mbrojtur kauzën e tyre, kauzën tonë, kauzën e fëmijëve tanë! Rreshtohuni në krahun e kauzës së studentëve sa nuk është vonë... Ju bëj thirrje të bëheni pjesë e zgjidhjes së kauzës së studentëve... Një herë jepet shansi në jetë! Qëndroni në krahë të studentëve të dashur Profesorë! Mund të jesh i fuqishëm sot, por mos harro se koha është më e fuqishme se ty! Bëhuni bashkë se fitorja e studentëve është edhe juaj! Unë besoj te ju , se besimin më të madh dhe mësimin më të madh na e dhanë studentët tanë ! Bashkohuni me ta!