Këshillat Studentorë apelojnë: Të hënë protestë kombëtare, na mbështesni

Këshillat studentorë, kanë njoftuar sot, mbajtjen të hënën e një proteste kombëtare të studentëve. Duke ftuar në këtë protestë, jo vetëm studentë e pedagogë, por edhe çdo prindi e qytetari, “që të na bashkohen në këtë kauzë të drejta e cila po hedh bazat e një arsimi cilësor për ne dhe brezat që po vijnë”.

Studentët bëjnë të ditur edhe axhentën e protestës.

Sipas axhentës, studentët e do të mblidhen në orën 10 në fakultetet respektove.

Në orën 11 do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.

Në 11.30 do të fillojë protesta kombëtare.