FOTO/ Zbulohen kavanoza me kokainë të groposura në pyll, arrestohen dy shqiptarë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Bassone të Italisë. Ata akuzohen për trafikim dhe posedim të paligjshëm të substancave narkotike. Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por mediat italiane shkruajnë se i përkasin moshës 22 dhe 29 vjeç dhe se banonin në Varese.

Pasditen e djeshme, një karabinier zbuloi 150 doza kokaine të fshehura në dy kavanoza qelqi dhe të groposura në pyjet e komunës Campione d’Italia. Zbulimi i dozave të kokainës edhe si pasojë e dyshimit të Ushtrisë që gjendej në atë zonë, e cila vazhdimisht kishte vënë re njerëz me makina që mbërrinin dhe largoheshin për pak çaste nga zona e pyllëzuar e kufirit të vendit.

Edhe arrestimi i dy të rinjve shqiptarë ndodhi pikërisht në zonën e pyllëzuar, teksa u hasën duke iu drejtuar vendit ku ishin groposur dozat e kokainës. Këto të fundit, sipas policisë italiane, mendohet se ishin të destinuara për t'u shitur në zonat e Campione d'Italia dhe Kantonit të Ticinos.