Kuvendi i PD/ Kush dhe pse u tërhoqën nga gara për KK

Ditën e sotme disa nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike janë dorëhequr nga gara.

Një prej tyre është Fabian Topallaj, i cili arsyet e dorëheqjes së tij i lidh me kryetarin Lulzim Basha. Sipas tij Basha ka marrë peng PD-në.

Ja çfarë shkruan Topallaj:

Je qe je, me mire ndrysho dhe emrin e partise, sepse kjo smund te quhet me Partia Demokratike e Shqiperise.

Lulzim Basha me ka propozuar per te qene perseri anetar i Keshillit Kombetare te Partise Demokratike. Zakonisht ne keto raste thuhet faleminderit, si kur e pranon kandidimin si kur nuk deshiron te vazhdosh garen. Por ne kete rast eshte ndryshe dhe personalisht e kam krejt te pamundur ta falenderoj Lulin. Kjo sepse Lulzim Basha pasi ka rrembyer pa gare dhe me manipulime flagrante kreun e partise, ka zeruar kontributet e te gjithe anetareve ne vite te PD, te cilet kane qene dhe aksioneret kryesor te saj, duke e kthyer partine qe i dha jete pluralizmit ne vend ne nje formacion personal qe sot ka kryetar por fatkeqsisht nuk ka me anetare dhe kontributore qe i japin jete formacioneve politike. Kjo do te qe njesoj sikur nje prej aksionereve te nje kompanie private te vidhte me letra fallco aksionet e te gjthe bashkepronareve te tjere dhe pastaj ti propozonte atyre pozicionin e rojes se ndermarrjes per te ruajtur kompanine e tij te grabitur.

Per te gjithe ata qe me kerkojne llogari per funksionet qe une mbaj si propozim i Lulzim Bashes, do te komunikoj ne ditet ne vijim vendimin tim per lenien e ketyre funksioneve dhe arsyet se perse keto funksione nuk mund te ushtrohen si perfaqesues i nje opozite qe masivisht ka humbur besimin publik dhe perceptohet fasade e maxhorances se Rames qe po shkaterron vendin.

Ndërkohë që edhe kandidatja Erla Mhilli është dorëhequr nga gara për arsye personale.

Ja çfarë shkruan Erla Mëhilli:

Te nderuar miq,

Per arsyet e mia personale kisha vendosur te mos kandidoja me per ne KK te PD,  pas dy mandateve radhazi e zgjedhur ne kete forum. Per kete vendim timin njoftova dje me shume korrektese edhe strukturat drejtuese te Partise Demokratike.

Por sot e pashe emrin tim ne liste dhe ndjehem e detyruar qe te sqaroj miqte e mi dhe sigurisht edhe delegatet qe une nuk do te jem pjese e kesaj gare.

Duke i falenderuar te gjithe per mirekuptimin, i uroj suksese kandidateve te tjere! ?

Një tjetër kandidat që ka dhënë dorëheqjen nga gara është Edvin Kullur. Arsyet e Kullurit lidhen me kryesinë e PD, e cila sipas tij është e emëruar nga Rama.

Ja çfarë shkruan Edvin Kulluri:

Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar! Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama!

Ju faleminderit!

Ndërkohë që një tjetër kandidate e dorëhequr ëhstë Edith Harxhi e cila arsyet i lidh me mospjesëmarrjen e PD-së në protestën e studentëve.

Ja çfarë shkruan Edith Harxhi:

Gjithashtu lidhur me Këshillin Kombëtar Demokrat, ka folur edhe Anila Godo, e cila shkruan se emri i saj ka qenë gabimisht në listë, pasi ajo nuk ka kandiduar.

Ja çfarë shkruan Anila Godo:

Te nderuar miq,

 Une kam qene dhe jam njeri me bindje te djathta, anetare e PR qe prej fillimit te demokracise. Prej 10 vjetesh, per shkak te angazhimeve te shumta ne jeten akademike e spitalore, nuk jam nje person aktiv ne politike. Nuk kam kandiduar per anetare te KK te PD. Ndaj emri im ne liste, eshte me siguri nje keqkuptim, edhe pse e konsideroj si vleresim te madh.