Aksident i rëndë në Elbasan, përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Elbasan, Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe 4 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.