Juventus e gatshme të shesë ‘yllin’ e skuadrës për të transferuar Pogba

Juventusi është duke menduar ta rikthejnë super lojtarin, Paul Pogba. Por për ta rikthyer francezin, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të sakrifikoj njërin nga yjet e ekipit.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, Juventus është e gatshme t’i ofrojë Manchester Unitedit mbrojtësin brazilian Alex Sandro.

Pogba pas raporteve të tensionuara me trajnerin Jose Mourinho, është i pasigurt për të ardhmen e tij dhe kohët e fundit po përflitet të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.