Pedagogu Rezart Prifti: Tre arsye pse jam sot me PD

Pedagogu i Ekonomisë, Rezart Prifti, ka lënë përshtypje sot në Kuvendin Kombëtar të PD-së me fjalën koncize dhe të drejtpdrejtë që ka mbajtur.

Prifti tha: “Atdheu është lakuriq! Atdheu është lakuriq! Në kohën e qoftëlargut, Trifon Xhagjika u dënua me vdekje. Edhe sot që ne flasim, atdheu është po lakuriq.

Unë jam këtu sot për tre arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë me atë që besoj. Çfarë beson njeriu? Shumëkush më thotë mua pse zgjodhe ti të vijë këtu?! Të shikoje telefonin tim sot, bëhej kërdia.

Pse zgjodha unë të angazhohesha në një parti politike?

Pikë së pari, unë besoj tek një shtet i vogël.

Pikë së dyti besoj në taksa të ulta.

Pikë së treti besoj tek qytetaria.

E dyta arsye pse jam këtu është t’i veshim rrobat atdheut se është lakuriq.

E treta arsye që jam këtu ka të bëjë me Partinë Demokratike. Ka të bëjë me një mungesë të thellë që ka në artikulimin publik dhe politik. Dëgjuam këtu lloj-soj fjalimesh, fjalime të përgatitura kryesisht për Hënën, jo për njërëz që janë këtu në Tiranë , në rrethe, dhe që janë fjalë shumë të drunjta.  Thirrje masive që nuk vete në veshin, jo më në shpirtin e njeriut. Unë mendoj se kjo organizatë ka nevojë për inovacion, ka nevojë për njerëz më kreativë.”