Grabitja e furgonit me para, paralajmërimi i zymtë i Palokës

“Filloi sezoni i grabitjes së bankave! Së shpejti sezoni i blerjes së votave...” Ky ishte paralajmërimi i zymtë, me sarkazëm, i nënkryetarit të PD, Edi Palokës, menjëherë pas lajmit se në Shkozet, 3 persona me armë dhe të maskuar, grabitën një makinë të një shoqërie sigurimi që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë.

Fenomeni i grabitjes së blindeve me para u bë shumë i shpeshtë para dhe pas dy zgjedhjeve të fundit të përgjithshme.