Bie nga shkëmbi, humb jetën shqiptari në Itali. Emri

Aksidenti në punë i ka marrë jetën një shqiptari të lindur në Kosovë.

Një 48-vjeçar i identifikuar si Zyber Curri ka humbur jetën në Val Cavargna, provincë e Como pasi ra nga një shkëmb teksa po punonte për në ndërtimin e një impianti hidroelektrik.

Punëtori humbi ekuilibrin teksa po lëvizte disa materiale ndërtimi duke rënë nga një lartësi prej rreth njëzet metrash.

48-vjeçari, babai i katër fëmijëve jetonte në Itali që nga fundi i viteve '90. Prokuroria italiane ka hapur një hetim për të zbuluar shkaqet e aksidentit.