E shtunë me shira e stuhi dhe reshje bore në lartësitë
E shtunë, 15 dhjetor 2018:
Moti do të jetë me vranësira mesatare të shoqëruara me reshje shiu pjesërisht e stuhi në veripërendim dhe reshje bore në lartësitë 1000 -1200 metra mbi nivelin e detit .
Era do të jetë me drejtim juglindje me shpejtësi 15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë jenë me rritje .
Temperaturat min dhe max:Zonat malore 2/10°C
Zonat e ulëta 8/17°C
Zonat bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari