FOTO/ Ndërron jetë babai i një prej të zhdukurve të Vlorës. Emri

Babai i Albano Xhaferrit, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një infarkti. Ka qenë Luto Xhaferri, ai i cili në fillim të shtatorit denoncoi zhdukjen e djalit te tij 30 vjeçar Albano Xhaferri, pasi sipas tij djali mund të ishte vrarë. Policia e Vlorës qe e ka cilësuar si rrëmbim e më pas vrasje rastin e Albano Xhaferrit, ndërsa ende nuk janë gjetur gjurme të trupit te tij.

Mbrëmjen e djeshme babai 72-vjecar ka ndërruar jetë në banesë si pasoje e një infarkti teksa në gjallje nuk ka marrë asnjë informacion lidhur me fatin e djalit të tij.