Sjellje naziste/ Policia nuk i lejon studentëve të ngrohen

Policia nuk i ka lejuar as mbrëmjen e sotme studentët që të marrin ngrohëse para kryeministrisë. Kjo sjellje e policisë ka krijuar tension mes tyre dhe studentëve që protestojnë para kryeministrisë.

Në një videon e mëposhtme shihet se  si studentët thërrasin në kor “turp, turp”.

Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

 “Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat  e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre.