VIDEO/ Skandal i ri ‘po troket’, hetuesit gjermanë e amerikanë pritet të shpërthejnë ‘bombën’ për dy zyrtarë të lartë shqiptarë

Një skandal i ri, pritet të shpërthejë në politikën shqiptare. Këtë herë, janë hetuesit amerikanë dhe gjermanë që po përgatisin dosjet për të paktën dy zyrtarë të lartë shqiptarë, të cilët janë ndjekës të sektit fetar “Bhakti Marga”, i drejtuar nga guruja Paramahamsa Vishëandanda.

Një tempull i udhëhequr nga ky i fundit në Frankfurt, është destinacioni i 2 milion eurove të ardhurave nga Shqipëria.

Siç raporton Shijak TV, në dosje janë të përfshirë edhe politikanë e pushtetarë të lartë, ku dyshohet edhe çifti Gjiknuri. Gruaja e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, u pa disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, duke pritur gurunë.

Hetuesit e huaj, pasi kanë zhvilluar investigime në Gjermani dhe Amerikë mësohet se kanë ardhur në Shqipëri, pas mbërritjes së gurusë, me një dosje voluminoze me vete.

Ndërkohë, seancat e hipnozës të zhvilluara nga guruja, përmbajnë deklarime befasuese. Ato mund të shërbejnë për të zbuluar shumë afera të padeklaruara, sigurisht të rrëfyera në një gjendje jo të vetëdijshme, që përfshijnë transferta parash, investime të padeklaruara dhe fshehje të të ardhurave.