Gjici bën premtimin e madh: Në janar do blejmë 2-3 lojtarë cilësorë dhe... titullin

Në përfundim të takimit me Partizanin, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij, ndërsa theksoi se do të ndërhyjë në merkaton e dimrit, për të përforcuar ekipin.

Jeni i kënaqur?

Do isha i kënaqur me fitoren, por nuk na deshi fati.

Nuk pësoni gol prej 4 ndeshjesh…

Mbrojtja duket se është mirë, por kemi probleme me dëmtimet. Sot munguan Shafik dhe Dzaria, me të cilët mund të kishim marrë më shumë. Ishte ndeshje në transfertë, ndonëse ne të gjitha takimet i luajmë në transfertë, ndaj jam i kënaqur edhe me barazimin.

Do ketë ndërhyrje në merkato?

Patjetër që po. Po punojmë bashkë me stafet, për të afruar 2-3 lojtarë shumë cilësorë ndoshta që në fund të këtij muaji dhe për të përforcuar skuadrën, pasi objektivi ynë është titulli kampion.