Të gjitha mediat online të njëjtin lajm/ Nuk ka asnjë deputet të vetëdeklaruar jashtë PD

Një fakenews i njëjtë për të gjithë është shpërndarë nga mediat online për mbledhjen e kryesisë së PD. Aty pretendohet se Basha ka thënë që deputetët e vetëdeklaruar jashtë PD nuk do jenë në lista.

Një deklaratë krejtësisht e pavërtetë pasi jo vetëm nga burime brenda kryesisë, mbledhje të cilën ne do ta zbardhim të gjithën, por as vetë nga ish zyrtarët e lartë të PD deri në këtë moment nuk ka një deklarate ku të thonë: “Jemi vetëlarguar nga PD”.