Aksidenti i rëndë në Fushë Krujë, Policia jep detajet

Policia e Krujës, ka dhënë detajet për aksidentin e sotëm, me pasojë një person të vdekur, në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë.

Sipas Policisë, mësohet se, në autostradën Fushë Krujë – Tiranë, në Tapizë, mjeti tip BMW, me drejtues shtetasin A. I., ka aksidentuar me pasojë  vdekje shtetasin G. K., 58 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë.

Informacion paraprak

Më datë 14. 12. 2018, në autostradën Fushë Krujë – Tiranë, në Tapizë, mjeti tip BMW, me drejtues shtetasin A. I., ka aksidentuar me pasojë  vdekje shtetasin G. K., 58 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë dhe po pyetet në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.