Shoferja përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë, viktima ende i paidentifikuar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur sonte në Tiranë.

Aksident, mësohet se ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, kur mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Informacion paraprak

Në rrugën “28 Nëntori” mjeti me targë TR 9313 M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.