Grabitet në Durrës makina që po transferonte paratë e një banke

Një makinë që bënte transfertat e lekëve të një banke, është grabitur sot. Ngjarja ka ndodhur në Shkozet rreth orën 16.30.

Një “Benz”’ me tre persona të armatosur me maska që kanë ndalur e kanë grabitur paratë. Grabitësit u larguan në drejtim të Shijakut.

Nuk dihet ende shuma e parave të grabitura.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.