Miss Shqipëria harron Pavarësinë/ Producenti: Prandaj protestojnë se nuk dinë histori e gjeografi

Në emisionin e përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv, moderatori Ermal Peçi priti në studio producentin e njohur Petri Bozo dhe bukuroshet e Kalendarit 2019.

Kalendari është i përgatitur nga bukuroshet e Miss Shqipërisë me foto e tematika të ndryshme gjatë vitit.

Ai nuk del në shitje por shpërndahet  në rradhët e miqve e emrave të njohur të ekranit.

Në studio ishin të ftuar shuam bukuroshe dhe ndër to dhe Miss Shqipëria 2018 Alba Bajrami e sapo kthyer nga një kompeticion ndërkombëtar.

Teksa fliste se atje kishte bërë shpesh edhe simbolin e shqiponjës, Ermali e pyeti për vitin e Pavarësisë, ndërsa ajo heziton për pak çaste.

Producenti ndërhyn duke thënë:

‘Ja pra, pse protëstojnë të rinjtë sot, për arsimin. Nuk dinë as histori e as gjeografi. Nuk dinë as vendet ku i çoj për konkurse. Google-llojnë gjithë kohës’- tha Bozo.