‘Familja Xibraka’ e thotë hapur/ Jemi me Ramën, jo me studentet

‘Deri dje isha me studentët, sot mendoj se po bëjnë kapriço’.

Kështu shkruan këngëtarja Rezarta Shkurta, gruaja e Ermal Hoxhës, nipit të ish diktatorit, të liruar pak kohë nga burgu pas dënimit për laboratorin e ‘Xibrakës’.

Panelin e gazetarit Blendi Fevziu, Rezarta e cilëson ‘panel kllounësh cirku’ !

Në fund, gruaja e Ermal Hoxhës mbështet plotësisht Ramën dhe kërkesën e tij për dialog, kërkesë kjo që është refuzuar nga studentët të cilët kanë hyrë në ditën e dhjetë të protestës.