Donald Trump fut pornostaren Stormy Daniels në borxhe të mëdha. Ja si do i zgjidhë

Stormy Daniels stripistja e famshme është futur në borxhe të mëdha për shkak të betejes ligjore me presidentin e amerikës Donald Trump.

Aktorja e filmave për të rritur deklaroi në një intervistë se ka bërë seks të pambrojtur me Presidentin amerikan Donald Trump, në vitin 2006 dhe gjithashtu sipas Stormy rezulton se Trump, nëpërmjet avokatit të tij ka paguar 130 mijë euro, për të blerë heshtjen e gruas.

Por tani  Stormy është në borxhe të mëdha. Tarifat e avokatit që ishte pranë saj në çështjen me Trump arrijnë në 293 mijë dollarë, ndërsa 1000 dollarë janë për sanksionet pasi padia e saj për shpifje ndaj presidentit u mbyll nga një gjykatës federal.

Tani, ajo pritet të shfaqet në klubin e natës ku hyrja do jetë 30 dollarë dhe 30-40% të përfitimeve do i marrë Stormy. Marrëveshja e propozuar është ende duke u negociuar.