Zbardhet Kukësi, dëbora zbret edhe në qytet

I gjithë qarku i Kukësit është përshirë nga reshjet e borës që prej orëve të vona të mbrëmjes.

Bora ka arritur trashësinë 8 cm, duke zbardhur qytetin e Kukësit dhe fshatrat.

 Në rrugët rurale ka vështirësi në qarkullim dhe  nevojiten zinxhirë për lëvizjen e mjeteve.

Ndërkohë në Rrugën e Kombit lëvizja kryhet pa probleme.

Reshjet e borës vijojnë edhe gjatë ditës së sotme, por me intensitet më të ulët.