FOTO/ Adrian Gaxha nuk është më single.Njihuni me bukuroshën që ja ka rrëmbyer zemrën

Në rrjetet sociale,ditën e djeshme u publikuan disa foto dhe video ku këngëtarja Mimoza Shkodra dhe Adrian Gaxha shfaqeshin të veshur si nuse dhe dhëndër dhe përshëndesnin të ftuarit nga ambjenti ku po mbahej festa.

Mirëpo, Mimoza Shkodra sqaroi situatën duke njoftuar se në fakt bëhej fjalë për një xhirim për Vitin e Ri dhe ajo është beqare e lumtur.

Burime për “iconstyle.al” kanë zbuluar lidhjen më të re të këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”.

Prej rreth dy muajsh, mësohet se Adrian Gaxha është lumturisht i dashuruar.

Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit quhet Sidorela Dauti, madje ajo në përshkrimin e profilit të saj në “Instagram” mban vetëm shkronjën “A”.shkruan iconstyle.