'Vdes presidenti i parë i SHBA-së George Washington', ngjarjet kryesore të 14 dhjetorit

Sot data shënon 14 dhjetor. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

14 dhjetori është dita e 348-të e kalendarit gregorian (dita e 349-t në vitin e brishtë) - kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 17 ditë.
 

Ngjarje

1822 - Kongresi i Veronës, takimi i fundit i fuqive të Aleancës së Shenjtë dhe Britanisë mbyllet me ndërhyrjen për të parandaluar një ndërhyrje të mundshme ndaj Spanjës revolucionare.

1911 - Roold Amundsen, eksplorator norvegjez, së bashku me shokë të tij bëhen të parët që arrijnë në Polin e Jugut, 35 ditë përpara Kapiten Skotit.

1920 - Fataliteti i parë, në historinë e fluturimeve civile për pasagjerë, ndodhi kur një aeroplan rrëzohet mbi një shtëpi në Krikellnd të Londrës duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve dhe dy anëtareve të ekuipazhit.

1939 - Lidhja e Kombeve përjashton Bashkimin Sovjetik për shkak të agresionit të tij, ndaj Finlandës.

1962 - Sonda kozmike "Mariner II" filloi të dërgojë në tokë informacionet e para të njeriut në një planet tjetër, nga planeti Afërdita.

1967 - Shkencëtarët e Universitetit kryen izolimin e acidit ADN nga një virus i futur në një epruvete prove.

1993 - Bashkimi Evropian vendos marrëdhënie diplomatike me Afrikën e Jugut. Ky ishte akti i fundit i nje politike të re të bashkëpunimit pas shume vitesh izolimi.

1995 - Udhëheqësit e ish-Jugosllavisë nënshkruajnë në Paris traktatin e Paqes mbi Bosnjën. Në këtë mënyrë iu dha fund konfliktit më të rëndë në Evropë qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe iu hap rrugë mijëra trupave të NATO-s për të lëvizur drejt këtij vendi të caktuar.

1996 - Afro 150 studentë nga Novi Sad (në veri të Serbisë) arritën në Beograd, pas një Marshimi 80 km të gjatë, në mbështetje të qindra-mijëra opozitarëve, të cilët kanë manifestuar çdo ditë në rrugët e kryeqytetit.

1998 - Një filipinas, i dënuar për vrasjen e një çifti amerikan gjatë një grabitje në Arabinë Saudite, u ekzekutua në Riad. Ekzekutimi e çon në 27 numrin e personave të ekzekutuar gjatë këtij viti në Arabinë Saudite.

Lindje

1503 - Nostradamusi - Astrolog dhe profecist francez. Në vitin 1555 ai publikoi librin e tij të famshëm të profecive të titulluar "Shekuj".

1546 - Tajko Brahe - Astronom danez. Ai bëri zbulime shumë të rëndësishme që ndihmuan në zhvillimin e astronomisë shkencore moderne.

1890 - Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.

1936 - Servet Pëllumbi, politikan shqiptar

1979 - Adelina Ismajli - Këngëtare

1988 - Vanessa Hudgens - Aktore , këngëtare amerikane

Vdekje

1799 - George Washington - Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1789-1797). Ai tregoi aftësitë e tij drejtuese në luftën Amerikane për pavarësi.

1965 - Mitropolit Visarion Xhuvani, i pari i Kishës Ortodokse 1929-1937.

1985 - Andrei Sakarov - Fizikant i njohur sovjetik, i cili u ngrit kundër Kremlinit në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të lirisë politike.

1990 - Friedrich Dürrenmatt, letrar zvicerran (* 1921.)

2006 - ?uro Pulitika, piktor kroat (* 1992.)