Zjarr në një apartament në Korçë

Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Korçë.

Zjarri ka rënë në apartamentin e katit të katër të një pallati në qendër të qytetit.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset.

Mësohet se shkak i rënies së këtij zjarri mund të jetë oxhaku.

Deri tani, nuk raportohet për persona të lënduar.