Kisha Othodhokse në krahë të studentëve! Ja çfarë shkruan

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka dalë në krahë të studentëve dhe kërkesave të tyre. më anë të një deklarate për mediat, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisël, thekson se është e drejta e rinisë që të kërkojë arsimim më të mirë por edhe tarifa më të ulta.

Ndërsa thekson se shpreson që qeveria të marrë një vendim në të mriz të studentëve.

Deklarata e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

   Shprehim respektin tonë për lëvizjen e studentëve, si një shenjë e rëndësishme përgjegjshmërie për të tashmen dhe për të ardhmen e tyre, si edhe të vendit tonë. Shqetësimet dhe kërkesat e tyre për të pasur një arsimim të përballueshëm financiarisht për të gjithë, me dinjitet dhe me kushte normale është një gur themeli për përparimin e shoqërisë sonë. Pa një rini të mirëarsimuar dhe pa një meritokraci në vlerësimin e tyre nuk mund të ketë një zhvillim normal ekonomik dhe shoqëror.

   Shpresojmë dhe lutemi që qeveria dhe autoritetet përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur në lidhje me kërkesat e tyre.