Berisha: Sot në universitetet publike po jepen diploma false

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ se sot në universitet publike po jepen diploma falso.

Ai tha se sot zyrtarët e lartë të Rilindjes po marrin provimet në universitete pa shkuar asnjë ditë në shkollë.

‘Sot Univertistet Publike japin diploma falso, sepse janë lëshuar zyrtarët socialistë dhe marrin provimet. Universitete private me kërkuan që të ngrija mesataren nga 6 në 7, unë u thashë jo. Këtë e bëri Edi Rama pasi i mbushën xhepin me para’, tha Berisha.