Këto janë 12 skuadrat e kualifikuara në Europa League, priten edhe 12 të tjera
Pas përfundimit të 12 sfidave të para, janë përcaktuar edhe 12 skuadrat nga 6 grupet e ndryshme që do të vijojnë rrugëtimin për në fazën tjetër të Ligës së Europës.
Chelsea, Lazio dhe Sevilla, që janë cilësuar si skuadra favorite, nuk kanë zhgënjyer, duke u kualifikuar për me tej.
Nuk kanë munguar as surprizat, ku spikasin Malmoe, Rapidi i Vjenës si dhe Krasnodar.
Rangers i Eros Grezdës është eliminuar, për shkak të humbjes ndaj austriakëve të Rapidit në minutat e fundit.
Surprizë mund të konsiderohet edhe eliminimi i Beshiktashit dhe i Marsejës.
12 skuadrat e kualifikuara
Sevilla
Krasnodar
Genk
Malmoe
Eintrakt Frankfurt
Lazio
Chelsea
BATE Borisov
Villareal
Rapidi Vjenës
Dinamo Kiev
Renes