Ish-presidenti: Rama mik me të ‘fortët’ dhe fjalorin e ka si ata

Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës për gjuhën e tij të sotme në Kuvend.

Sipas ish-presidentit, Rama është mik e shok me të ‘fortët’ dhe ka padatuar edhe ai gjuhën e tyre.

Reagim i plotë i ish-presidentit Bujar Nishani në Facebook:

Gjuha dhe fjalori i një Kryeministri në Parlament: ‘shuplakë qeverisë’, .......’grusht opozitës’ ....... etj etj.

Ky është identikiti i Kryeministrit të Shqipërisë.

Profili dhe psikika e dhunës, e hurit dhe litarit.

Në fakt një ‘shok’ e ‘mik’ i të ‘fortëve’, i të dhunëshmëve, përdhunuesve, grabitësve, xhahilëve nuk mund të ketë dhe posedojë gjuhë tjetër, fjalor tjetër, formim tjetër, kulturë tjetër.

Ai mund të mendojë, flasë e shfaqet vetëm si ata.

Studentët nuk kanë hedhur as grushta, as shpulla e as shkelma.

Thjesht kanë një lëvizje ‘shah mat’ ndaj modelit të gënjeshtrës, fasadës së kalbur, propagandës mjerane, talljes me dinjitetin, shkeljes së integritetit, prodhuar prej identikitit të xhahilit.