Këta janë autonomë nga Rama? Mos bëj shaka kryeministër

Edi Rama mblodhi sot pasdite në ministri për të shkarkuar përgjegjësitë nga vetja rektorët dhe dekanët, duke i akuzuar dhe kërcënuar se do tu hiqte autonominë universitare pasi ishte përgjegjësia e tyre për këtë situatë dhe jo e Rames.

Por shikojini mirë këto portrete. A ka studentë ta besojë se këto portrete shfaqin autonomi apo pavarësi, ndërkohë që kryeministri lëshonte mbi ta vetëm përgjegjësi për situatën?

Po të ishin autonom nuk do diltë të paktën njeri prej tyre ta kundërshtonte? Vetëm në këtë foto janë dy tre rektorë dhe dekanë edhe kandidat socialist për deputet.

Këta kishin marre urdhër të merrnin fajet e “liderit” në tentativë për ta shpëtuar edhe njëherë.