Partizani-Kukësi, këta janë arbitrat e supersfidës

Java e 17-të e Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin me kryendeshjen mes Partizanit dhe Kukësit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Sipas “Panorama Sport”, kjo supersfidë i është besuar gjyqtarit të FIFA-s Enea Jorgji.

Asistentë do të jenë Rejdi Avdo dhe Emigres Ganxhi. Ndërsa arbitër i katërt Nertil Bregasi.

Duke parë rëndësinë e kësaj sfide, FSHF është kujdesur që mungojnë as gjyqtarët pas porte, teksa Eldorjan Hamiti dhe Blerim Ziri janë caktuar të qëndrojnë në këto pozicione.

Kujtojmë që Partizani-Kukësi do të zhvillohet pa tifozë për shkak të dënimit nga Komisioni i Disiplinës.