Berisha në Top Channel/ Ja për çfarë do të flasë

Ish kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuar këtë të enjte në emisionin ‘Open’ të gazetares Eni Vasili, në Top Channel.

Ish kryeministri do të flasë së bashku me një panel gazetarësh për protestën e studentëve që për të 10 ditë me radhë kanë lënë auditorët dhe kanë zbritur në shesh.

Berisha, i cili e ka ndjekur me detaje protestën dhe madje e ka pasqyruar atë në rrjetet e tij sociale, do të pyetet për kërkesat e studentëve,  për sjelljen e kryeministrit Rama ndaj tyre si dhe për mungesën e dialogut mes dy palëve.

Ish kreu i qeverisë do të flasë edhe për akuzat e ardhura nga mazhoranca se opozita kërkon tu rrëmbejë protestën studentëve për të kthyer atë në një kauzë të saj. Për këto e shumë çështje të Tjera Sali Berisha do të flasë sot në orën 21.00 në ‘Open’ në Top Channel.