Hazard, zëvendësuesi i Robben te Bayern Munchen

Thorgan Hazard, i vëllai i Eden Hazard po shkëlqen në Bundesligë me fanellën e Borusia Myshenglabah dhe shume klube janë vënë në ndjekje të mesfushorit belg.

Pas Liverpoolit të Juren Klop, edhe Bayerni i Niko Kovac është vënë në gjurmët e lojtarit.

Bayerni po kërkon një rotacion në ekip, pasi veteranët janë duke u larguar.

Robben ka thënë se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Bavari dhe Bayernit i duhet një zëvendësues.

Kampionët e Gjermanisë kanë nisur që tani bisedimet për lojtarin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2020 dhe Bayerni kërkon të përfitojë nga kjo situatë.

Mbetet për tu parë nëse klubi bavarez do të arrijë të transferojë lojtarin, pasi edhe shumë ekipe me emër interesohen për vëllain e Eden, i cili këtë sezon është përfshirë në 10 gola për ekipin e tij, duke shënuar 7 herë dhe ka asistuar 3 herë të tjera për shokët e ekipit.