E gjithë Shqipëria në protestë/ Minatorët letër institucioneve! Ja çfarë kërkojnë

Jo vetëm Studentët, por në të gjithë shqiptarët po protestojnë kundër varfërisë, korrupsionit dhe krimit që ka kapur vendin.

Ditën sotme minatorët e Bulqizës kanë dërguar një letër institucioneve shqiptare ku kërkojnë mbi të gjithë përmirësim të kushteve të punës, miratimin e statusit për minatorët si dhe rritje të pagës.

Letra e minatorëve:

PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATOREVE

KRYETARI

 

Nr. ___________Prot.                                                                                                 Tirane, më _______2018

 

Drejtuar:                                              Z. Edi Rama

                                                                Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

Zotit Gramoz Ruçi

Kryetar i Parlamentit

SH.T.Z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

 

Për Dijeni:                                           Z. Lulzim Basha

                                                                Kryetar i Partisë Demokratike

 

Lënda:                                  Mbi plotësimin e kërkesave të Minatorëve  të Bulqizës

 

I nderuar Z. Kryeministër,

Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, të zhytur në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk vlen asgjë, të zhytur në mjerim dhe pa asnjë perspektivë,  ku shpesh herë na është premtuar nga të gjitha qeveritë që kushtet tona të punës do të ndryshojnë, ku gjendja jone ekonomike do të përmirësohet, sot më tepër se kurrë e shikojmë se jeta dhe shëndeti ynë është në rrezik. Të detyruar të ngremë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:

1.            Të miratohet statusi i minatorit;

2.            Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;

3.            Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;

4.            Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;

5.            Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;

6.            Të përmirësohen kushtet e punës;

PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATOREVE

1.            Bektash Jangulli

2.            Ramazan Murja

3.            Lutfi Loka

4.            Agim Mera

5.            Luan Daka

6.            Agim Kurcani

7.            Nazmi Jakimi

8.            Bashkim Xheleshi

9.            Shpetim Kaci

10.          Destan Hupi

11.          Nehat Sejdini

PËR PERFAQESINË E PROTESTUESVE MINATORE

KRYETARI

BEKTASH JANGULLI

PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATOREVE

KRYETARI

 

Nr. ___________Prot.                                                                                                 Tirane, më _______2018

 

Drejtuar: Komisariatit të Policisë Bulqizë

                 RRETHI DIBËR

Lënda: Mbi protestimin e minatorëve pensionistë  të Bulqizës

Ne, përfaqësuesit e minatorëve pensioniste, kemi vendosur të protestojmë për të drejtat tona që na janë mohuar me dekada nga të gjitha qeveritë.

Tashme protesta jone ka vazhduar dhe do të zhvillohet çdo ditë nga ora 14:30 deri në orën 15:30 në bulevardin e qytetit të vjetër.

Protesta jone do të jetë paqësore dhe nuk do të ndalet deri me miratimin e kërkesave tona nga ana e qeverise, në të kundërt do të përshkallëzohet deri ne greve urie.

Si një mjet i lejuar demokratik, për sensibilizimin e qeverisë për të mbrojtur interesat e minatorëve, kërkojmë nga ana juaj të merren masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestave tona dhe shmangien e provokimeve.

PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATORËVE

 

1.            Bektash Jangulli

2.            Ramazan Murja

3.            Lutfi Loka

4.            Agim Mera

5.            Luan Daka

6.            Agim Kurcani

7.            Nazmi Jakimi

8.            Bashkim Xheleshi

9.            Shpetim Kaci

10.          Destan Hupi

11.          Nehat Sejdini

PËR PERFAQESINË E PROTESTUESVE MINATORË

KRYETARI

BEKTASH JANGULLI

LËNDA: Mbi kërkesat e minatorëve

Kërkesat e minatorëve

Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë vijon:

1.            Të miratohet statusi i minatorit;

2.            Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;

3.            Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;

4.            Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;

5.            Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;

6.            Të përmirësohen kushtet e punës;

PERFAQESIA E PROTESTES SE MINATOREVE

1.            Bektash Jangulli

2.            Ramazan Murja

3.            Lutfi Loka

4.            Agim Mera

5.            Luan Daka

6.            Agim Kurcani

7.            Nazmi Jakimi

8.            Bashkim Xheleshi

9.            Shpetim Kaci

10.          Destan Hupi

11.          Nehat Sejdini

PËR PERFAQESINË E PROTESTUESVE MINATORE

KRYETARI

BEKTASH JANGULLI