VIDEO/ Banorët e Bregut të lumit protestë: Jemi qytetarë, jo shpellarë

Banorët e Bregut të Lumit kanë vijuar përsëri sot me protestën e tyre për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.

“Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë, duam të drejtat tona, duam shpronësimin”, kanë qenë disa prej thirrjeve të tyre.

Deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu,  kanë qenë në mbështetje të tyre.

Për të shmangur përplasjen me policinë ose procedimet penale, pjesa më e madhe e protestuesve kanë qenë gra dhe vajza, dhe mungesa e burrave ndoshta vjen për të shmangur përplasjen me policinë ose procedimet penale.