Presidenti ktheu buxhetin, Rama-studentëve: Po më bëjnë presion

Pasi presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve, kryeministri Edi Rama shkruan me ironi në Tëitter se ky hap i Presidentit vjen pas prezantimit të kërkesave të LSI.

Teksa e quan të gjithën ‘presion mbi studentët’ Rama iu bën thirrje të rinjve që të dalin nga kurthi dhe të flasin në emër të vetes.

“Interesant! Presidenti kthen buxhetin e Shqipërisë pas prezantimit të kërkesave të LSI-së. Asnjë çudi!Vazhdon papushim e në çdo formë,presioni mbi studentët për të qëndruar në kor kundër Dialogut. Miq!Dilni nga kurthi i atij kori dhe bëhuni individë që flasin në emër të vetes”, shkruan Rama.

Duke marrë shkasë edhe nga kërkesat e studentëve, Presidenti Meta kthyer ligjin për buxhetin e 2019 serish në Kuvend. Kjo lëvizje e Metës vjen si një mundësi për plotësimit të kërkesave që kanë studentët e që lidhen direkt me buxhetin adresuar për ta.