Pas sulmit nga Rama, godet Kryemadhi: Ti je armiku i popullit!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar me ashpërsi nga selia e partisë kundër kryeministrit Edi Rama pas rrëzimit me vota nga mazhoranca, të dy amendamenteve të propozuara nga LSI-ja për t’i dhënë zgjidhje protestës së studentëve.

Kryemadhi i ka bërë të ditur Ramës se mezi pret që SPAK-u dhe Byroja e Hetimit të nisin menjëhërë punën për të hetuar 30 milionë eurot që Rama ka futur në xhep nga afera e Unazës së Re.

"Ty, Kryeministër, nuk do të falin nënat e atyre djemve dhe vajzave që presin t’u plotësosh kërkesat, nuk do të falin ato nëna që mezi e mbajnë gjallë veten me një sanduiç gjithë jetën, nuk do të falin ty Edi Rama dhe ty mazhorancë për këtë masakër që po bëni, për detyrimin që po u bëni të rinjve nga Shqipëria, nuk do t’u falin ata që blejnë libra, sepse paratë shkojnë për të blerë verërat e shtrenjta të Edi Rama.

Nuk do t’u falë shpirti i atyre të rinjve, se tregove që sot nuk ke shpirt, nuk je burrë, nuk je baba.

Ti tregove se sot urren shqiptarët.

Të gjithë ne po kuptojmë se paske qënë armiku i këtij populli, paske qënë ti që u ke grabitur bukën.

Ti nuk paske qënë rilindje e shpresës, por rilindje e fatkeqësisë.

Të them diçka si Monikë: Do të ikësh si kufomë politike. Do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit e do të hetojë se si ke futur në xhep 30 milionë euro nga Unaza e Re dhe sesi bën evazion nafte."