FOTO/ Luana Vjollca ndërron sërish look dhe shkëlqen përsëri

Luana Vjollca është një nga vajzat më të përfolura të showbizit shqiptar e më simpatike të ekranit të cilën e shohim çdo të shtunë në emisionin esaj’Shiko kush luan’.

Gjithashtu ajo është një nga vajzat më të ndjekura në rrjetin social Instagram ku ndan foto nga përditshmëria esaj.

Kohët e fundit kemi parë që Luan ka ndryshuar shpesh herë look-un e saj.

Nga flokët bjonde ajo kaloi te ngjyra e zezë, duke i lënë pa fjalë ndjekësit dhe më pas moderatoren e pamë me  flokë të kuqe.

Së fundmi nga flokët e gjatë me ‘extensions’, ajo i ka kthyer flokët e saj të shkurtra dhe në ngjyrë platini.

Mesa duket, këtë javë Luana do arrijë sërish të vijë ndryshe.

Këngëtari Meda është një nga të ftuarit e kësaj jave dhe duket se ai ka zbuluar pamjen e saj, duke postuar një foto me moderatoren.