Telefonuesit Live/ Qytetarët pro studentëve: Bashkohuni me popullin, rrëzoni Ramën!

Zëri i qytetarëve është bashkuar në emisionin  “Koha për t’u zgjuar”  në mbështetje të studentëve që protestojnë prej ditësh ndërsa presin plotësimin e 8 kërkesave nga qeveria. Një qytetar në “News 24” u ka bërë thirrje studentëve që të pranojnë qytetarët në protestë dhe të rrëzojnë së bashku kryeministrin, Edi Rama.

Ndërsa nuk ka munguar edhe sensibilizimi me qëndresën e studentëve, për të kaluar natën para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.

Qytetari1: Duhet të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit se është i pashpirt. Ai thotë se janë ngelësa, studentët dhe nuk japim lekë. Nuk janë ngelësa, i ngelin pedagogët ata që janë me mesatare 5-6 i mbesin që të marrin 500 euro.

Qytetari 2: Të shkarkohen të gjithë drejtuesit e universiteteve dekanëve në Shqipëri

Qytetarja 3: Kam një propozim për Shqipërinë, duhet ta marrin të rinjtë. Flenë studentët përpara Kryeministrisë dhe ai nuk ccan kokë. Ai duhet të bëjë diçka për ta.

Qytetari 4: Ne duhet të mbështesim studentët atje para Kryeministrisë. Kush ka fëmijë, nip e mbesë, duhet të jetë atje.

Qytetarja 5: Jam dakord me protestën e studentëve, ama e gjithë Shqipëria ka të drejtë të protestojë. Të gjithë, që nga pensionistët e deri tek studentët. Duhet të merrem me radhë të gjitha kërkesat. Studentët duhet të shkojnë në shkollë, të mësojnë. Kryeministri duhet tua dëgjojë kërkesat.

Qytetari 6: Duke u ndalur tek protesta e studentëve, pse nuk i del për zot këtij populli Elvis Nacci dhe Sidrit Bejleri?! A nuk ka Shqipëria njerëz të mirë?

Qytetarja 7: Kjo është protesta më e bukur, më e pastër. ka nderuar popullin shqiptar. Hajde të bashkëbisedojmë për të plotësuar kërkesat. Dhe Rama del e mburret e tallet me rininë shqiptare. I bëj thirrje popullit shqiptar që të mbështesë të rinjtë shqiptar. /BalkanWeb/