Studentët nxjerrrin bllof qeverinë dhe përpjekjet e saj për përçarje

Qeveria po bën përpjekje të vazhdueshme për të mashtrua opinionin publik që protesta është e përçarë, por prapë nuk po ia arrin.

Shpjegimin e kësaj çështje e japin studentët. Ata sot ishin në ndarë në dy vende ku protestonin para Kryministrisë dhe Ministrisë së Arsimit. Sot ata e kanë sqaruar dhe thënë publikisht.

‘Nuk jemi të përçarë. Protestojmë në dy vende po me të njëjtat kërkesa. Duke qenë se qeveria e shkeli afatin që i kishim vendosur, ne morëm përsipër që protestat ti zhvillojmë edhe tek Kryeministria’- thonë studentët.

‘Kjo është përhapje. Ne jemi studentë dhe protestojmë kudo. Nuk e bën vendi protestën por njerëzit dhe kauza’- përfunduan ata.

Protestat pritet të vazhdojnë derisa kërkesat të realizohen.