Studentja refuzon me humor ftesën e Ramës: Ja pse nuk e hamë thirrjen tënde për dialog

Studentët, megjithëse kanë më se në javë që protestojnë, gjejnë kohë edhe të bëjnë humor, dhe për mes humorit, të refuzojnë ftesën e kryeministrit për negociata, deri sa ai të miratojë 8 pikat e propozuara nga ata.

Një studente u shpreh në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan se ata janë të vendosur për të mos negociuar me kryeministrin, pavarësisht thirrjeve të ndryshme që bën ai në forma dhe stile të ndryshme.

Ajo me nota humori tha se, “ne nuk e hamë këtë, pasi jemi mësuar me prindërit që na thoshin: Hajdeni se nuk ju rrahim, por sa të afroheshim fillonin shpullat”.

Kjo batutë e saj, u prit me të qeshura nga studentët e pranishëm në studio.