Ky është reagimi i Allegrit pas humbjes së Juventusit me Young Boys

Trajneri Masimiliano Allegri u shpreh i zhgënjyer me ekipin e tij pas humbjes me Young Boys.

Megjithatë tashmë ai e hedh të gjithë shikimin te derbi i Torinos në fundjavë.

Mbrëmjen e sotme çdo gjë shkoi keq. Humbëm shumë shanse dhe dhuruam një penallti, në fund ishte e drejtë të humbnim. Goli i anuluar? Ishte jashtë loje, sidoqoftë edhe barazim nuk do ndryshonte gjë për vendin e parë. Zëvendësimi i Pjaniç? Preferoja ta ruaja atë për disa minuta para të shtunës. Nuk është se kam ndonjë preferencë për ekipin e raundit tjetër, e rëndësishme është të jemi gati. Tani duhet të mendojmë për derbin me Torinon”, deklaroi Allegri.