Ish-presidenti Bujar Nishani ka një mesazh për Mero Bazen

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar mbrëmjen e sotme ndaj një artikulli të publikuar nga Mero Baze në gazetën e tij.

Sipas këtij të fundit, vëllai i ish-presidenti ka privatizuar një ish-mencë në Qytetin Studenti.

Pas këtij shkrimi ka ardhur edhe reagimi i ish-presidentit Bujar Nishani, që e gjeni të plotë më poshtë.

Mero Çorapja siç thirret në rrethet e biznesmenëve të cilëve ju vihen gjoba pafund paska afishuar gënjeshtrën i pisët të radhës siç është dhe vetë çorapja.

Në fletushkën e tij gjobëvënës shpif dhe gënjen opinionin publik sikur vëllai im paska privatizuar ish mencën e Qytetit Studenti.

Së pari e mbi të gjitha, vëllai im dhe askush nga rrethi im familjar nuk ka privatizuar kurrë këtë objekt dhe asnjë objekt tjetër shtetëror apo publik. Kurrë !

Për shkak të kësaj gënjeshtre të pisët sa është dhe vetë çorapja, u interesova për pronësinë e atij objekti.

Pronar i saj dhe me të drejtën e tyre qenkan familjet Sevim Peshkëpia, Tefik Çela, Mynyre Toptani.

Po pse gënjen Çorapja e qelbur shqiptarët sot ?

Fare e thjeshtë.

Sot studentët denoncuan djalin e Çorapes që merrka bursë ekselence disa dhjetëra mijëra euro nga paratë që mblidhen nga tarifat e studentëve të mjerë që rropaten të punojnë nga 16-17 orë për të paguar vërdallisjen e ponjollit të Çorapes nëpër Europë.

Them vërdallisjen se ata që e njohin kapacitetin e pinjollit të Çorapes e dinë se si u përpëlit disa vite në Vjenë e pastaj e përzunë se nuk kalonte dot as provimet e lëndëve bazë.

Tani Çorapka i paska rregulluar bursë ekselencë !!!!

Këtyre hajdutëve ordinerë ka filluar tu griset maska që kanë mbajtur mbi kokë si çorape për shumë vite.

Ndaj i janë vërsulur studentëve dhe çdo zëri qytetar që i mbështet ata me shpifje dhe sajime të tipit “Sigurim i Shtetit”, sepse vetëm aq e kanë kapacitetin të bëjnë.

Imagjomoni nga njëra anë Edin me Mero Çorapen e nga ana tjetër studentët me qytetarët.

Nuk ka dilemë se kush do të fitojë.

Solidaritet me studentët.